Aftësia për të kontrolluar se sa të shëndetshme janë vaktet që konsumoni është në dorën tuaj. Gatimi në shtëpi, dihet se është një hap më i sigurt drejtë një stili jete më të shëndetshëm. Megjithatë, ka disa hapa të gabuar që mund të jeni duke bërë gjatë gatimit, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e vakteve tuaja.
Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njeh me disa gabime të zakonshme që bëhen gjatë gatimit dhe si t’i përmirësoni ato.
Po Përdorni Shumë Kripë
Shumë prodhime që ne të gjithë i duam dhe i përdorim rregullisht, të tilla si fasulet e konservuara, salca, djathi i grirë ose koncentratet përmbajnë natrium. Një vakt me sasi të lartë natriumi, dëmton shëndetin tuaj. Për ulur sasinë e natriumit, ju mund të përdorni më pak kripë ose aspak. Ju gjithashtu mund të zëvendësoni kripën me erëza. Në këtë mënyrë, nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për shijen e ushqimit dhe do të keni mjaft përfitime shëndetësore.
Nuk Po Përdorni Të Gjitha Pjesët E Ushqimeve
Sa herë i keni qëruar perimet para se t’i gatuani? Shumë prej jush i hedhin pjesët e frutave dhe perimeve si lëkurat. Në këtë mënyrë ju po humbisni më shumë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ju mund t’i përfshini ato në gatimet tuaja duke i pastruar sa më mirë.
Po Eleminoni Tërësisht Yndyrën
Yndyra jo vetëm që i jep më shumë shije ushqimit por është një burim i rëndësishëm energjie dhe i nevojshëm për rritjen e qelizave. Trupi juaj ka nevojë për yndyrë, për të thithur lëndët ushqyese të tretshme në yndyrë, të tilla si vitaminat A, D, E dhe K. Në vend që të shmangni atë plotësisht, kini kujdes sasinë dhe llojin e yndyrës që përdorni.
Prisni Derisa Të T’ju Marrë Uria Për Të Gatuar
Kjo është një grackë e zakonshme kur bëhet fjalë për të përgatitur vakte të shëndetshëme. Kjo gjë zakonisht ju bën të hiqni dorë nga përgatitja e vaktit dhe të drejtoheni drejtë ushqimeve të pashëndetshme ose të filloni të konsumoni pa kriter përpara se vakti të jetë gati.
Vaktet Tuaja Nuk Janë Të Larmishme
Dietologët rekomandojnë që vaktet tuaja të ketë një larmishmëri produktesh ushqimore, në mënyrë që të përfitoni nga të gjitha llojet e lëndëve ushqyese. Sfidoni veten duke shtuar një perime shtesë në vaktin tuaj, qoftë diçka e preferuar apo e re.
Përgatisni Gjithmonë Të Njëjtin Vakt
Mund të jetë e lehtë të biesh në rutinën e përgatitjes së të njëjtit vakt për një kohë të gjatë. Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të urreni vaktet e bëra vetë, por ka shumë të ngjarë t’ju shtyjë të porosisni ushqim të gatshëm. Ushqimet e gatshme shpesh herë nuk janë të shëndetëshme, prandaj sfidoni veten dhe provoni një recetë të re. Frymëzimin mund ta gjeni kudo, nga videot në internet deri tek librat e gatimit./AgroWeb