UBT News

Gabimet që duhet të shmangni kur hani mëngjesin

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ushqimet që hamë në mëngjes do përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet.

Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, shmangni 8 gabimet e mëposhtme.

Mungesa e vëmendjes tek ushqimi

Mungesa e kohës e ritmi i shfrenuar i ditës mund t’ju lërë pak mundësi për të ngrënë mëngjes. Ngrënia në këmbë, ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht. Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës.

Mungesa e proteinës

Vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate. Ky është fillim i gabuar i ditës se mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina. Proteina gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi.

E bardha e vezës

Mund të ketë pak kalori dhe proteinë, por e verdha është me amino acide omega-3, antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë nga radikalet e lira.

Mangësi në racion

Ngrënia e një vakti të pasur dhe të ekuilibruar në ushqyes është i rëndësishëm për ditën. Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se në darkë. Studimet thonë se një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Më pak yndyrë

Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrnave, duhet të dini se ju bën më shumë të shtoni në peshë. Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyrna të shëndetshme dhe proteinë. Ato i gjeni te avokadi, farat chia, veza e plotë e gjalpi i kikirikut.

Mëngjesi i vonë

Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia, nuk jeni në rrugë të mbarë. Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit.

Drithërat direkt nga kutia

Janë të mbushura me sheqer. Sasia e shëndetshme është një filxhan çaji, por nëse i hidhni direkt nga kutia do të hani më shumë.

Kafeja para bukës

Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak. Njerëzit që kanë një stomak të ndjeshëm vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët. Prandaj, rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies.

 

Exit mobile version