UBT News

Gabimet që duhen shmangur kur kujdeseni për lulet në shtëpi

Kur të blini lule, mendohuni mirë para se të zgjidhni, sepse çdo bimë ka kërkesa të veçanta dhe duhet t’i përshtatet ambientit ku do të rritet.

Lloji i lules që zgjidhni varet si nga preferencat tuaja, ashtu edhe nga koha dhe mundësia për t’u kujdesur për të.

Disa bimë kërkojnë shumë pak mirëmbajtje (shikoni këtu cilat janë ato), ndërsa të tjera kanë nevojë për kujdes më të veçantë.

Mbajini bimët larg burimeve të nxehtësisë

Mos i vendosni pranë pajisjeve që lëshojnë nxehtësi. Edhe televizioni është burim nxehtësie, ndaj shmangni vendosjen e bimëve pranë tij, sepse nxehtësia mund t’u thajë rrënjët dhe gjethet.

Kujdesi me ujitjen

Uji është faktor vendimtar për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, prandaj duhet treguar vëmendje e veçantë. Pas ujitjes, dheu lëshon tepricën e ujit në pjatën poshtë vazos. Ajo sasi duhet hequr, se shumica e bimëve nuk e tolerojnë lagështinë e tepërt.

Temperatura dhe drita

Disa bimë përshtaten më mirë në kënde më të errëta të dhomës, të tjerat preferojnë dritë të bollshme pranë dritareve. Duhet të keni parasysh temperaturën e ambientit. Këto kërkesa ndryshojnë sipas bimës, ndaj është e udhës të merrni informacion para se të bëni blerjen. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version