UBT News

Gabimet më të shpeshta që prishin makaronat sipas traditës italiane

Gatimi i makaronave për shumë prej nesh është thuajse instinktiv.

Shumë prej nesh i mësojnë të gatuara që në fëmijëri, shpesh si makarona me djathë. Megjithatë, gabimet e zakonshme gjatë përgatitjes prishin shijen dhe teksturën e tyre, edhe kur përdoret salca më e mirë.

1. Uji nuk është i mjaftueshëm i kripur

Një nga rregullat më të rëndësishme të gatimit të makaronave është kriposja e ujit. Ky është momenti kur mund t’u jepni shije vetë makaronave, gjithçka tjetër ndikon në salcë. Mendoni si të gatuani brinjë pa kripë dhe të prisni që salca t’i shpëtojë – e njëjta logjikë vlen për makarona.

Uji duhet të jetë i kripur sa një supë e shijshme. Provoni dhe nëse është e nevojshme, shtoni kripë derisa të arrini shijen e duhur.

2. Shtimi i vajit në ujë gjatë zierjes

Shumë njerëz besojnë se vajin e shtuar në ujë ndihmon makaronat të mos ngjiten. Në të vërtetë, ndodh e kundërta: vajit krijon shtresë rrëshqitëse që pengon salcën të ngjitet. Rezultati? Makaronat duken të lëmuara, por salca nuk ngjitet si duhet.

3. Kohëzgjatja e zierjes

Makaronat al dente, “në dhëmb” në italisht duhet të jenë të buta, por pak rezistente kur i përtypni. Ato nuk duhet të jenë as të forta, as të ziera tepër. Provoni makaronat dy-tri minuta përpara kohës së shënuar në paketim dhe kontrolloni çdo minutë derisa të arrini teksturën perfekte.

4. Mosruajtja e pak ujë nga zierja

Uji i zierjes së makaronave është i pasur me niseshte dhe kripë, që ndihmon salcën të lidhet më mirë. Ruajtja e një ose dy gotave nga ky ujë dhe shtimi i tyre te salca krijon një teksturë të butë, kremoze dhe uniforme.

5. Shpëlarja e makaronave pas zierjes

Ky është gabim i zakonshëm. Niseshteja që mbetet në sipërfaqen e makaronave ndihmon salcën të ngjitet e krijojë kombinim të përsosur shijesh. Shpëlarja me ujë të ftohtë heq këtë “ngjitës” natyral. Përjashtim bëjnë vetëm sallatat e ftohta, ku shpëlarja ndalon zierjen dhe ruan freskinë.

Italianët e dinë mirë se sekreti i makaronave të përsosura nuk është te salca, por edhe në kujdesin gjatë zierjes. Pak kripë më shumë, mos shtoni vaj në ujë, ruani pak ujë nga zierja dhe shmangni shpëlarjen – së bashku me dashurinë për çdo detaj – janë çelësi i një pjate që del perfekte. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version