Ajo lindi djalin e një gruaje tjetër për shkak të një gabimi gjatë fekondimit invitro. Kjo është historia që i ndodhi 33-vjeçares, Olga Alyokhina, nga rajoni rus i Chelyabinsk.

Siç raporton The Sun, prindërit kuptuan se Denis nuk ishte fëmija i tyre biologjik derisa zbuluan grupin e tij të gjakut.
Një test i ADN-së më vonë konfirmoi se gruas së re i ishte implantuar një embrion nga një pacient tjetër.
Tashmë Alyokhina dëshiron të dijë nëse fëmija i saj ka lindur.
Olga dyshon se prindërit biologjikë të Denisit tani po rrisin djalin e saj, prandaj vendosi ta bënte historinë publike, me shpresën se do të gjente gruan me të cilën u bë shkëmbimi.