Ministrat e Jashtëm të vendeve të zhvilluara të Grupit të Shtatë (G7) dhe disa demokracive të tjera perëndimore më 29 dhjetor u bënë thirrje talibanëve që të “ndryshojnë urgjentisht” vendimin për ndalimin e punës në OJQ për gratë afgane.
Kjo është goditja e fundit ndaj të drejtave të grave në Afganistan qëkur talibanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pas tërheqjes të forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grupi islamik ua ndaloi grave të ndjekin studimet universitare në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar protesta në disa qytete afgane. Talibanët tashmë ua kanë ndaluar vajzat adoleshente të ndjekin shkollimin e mesëm.
Ministrat e G7-ës së bashku me ata të Australisë, Danimarkës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Holandës thanë në një deklaratë të përbashkët se janë “të shqetësuar që urdhri i pamatur dhe i rrezikshëm i talibanëve…vë në rrezik miliona afganë që varen nga ndihma humanitare për mbijetesë”./UBTNews/