Liderët e shtatë vendeve më të pasura në botë do të mblidhen në një samit në Itali, për t’u pajtuar lidhur me një marrëveshje që asetet e ngrira ruse të shfrytëzohen për të mbledhur miliarda dollarë për Ukrainën.
Propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të mbledhë 50 miliardë dollarë (39 miliardë £) në vit për Ukrainën, si dhe të ushtrojë presion të ri ekonomik ndaj Rusisë.
Në agjendën e samitit të G7-ës janë gjithashtu edhe lufta në Gaza, migracioni, siguria ekonomike dhe inteligjenca artificiale.
Samiti vjen në periudhën kur shumë liderë sikurse Rishi Sunak, Emmanuel Macron dhe Joe Biden përballen me sfida elektorale./UBTNews/