UBT News

G7-ta në saksionet e reja shënjestron energjinë ruse dhe tregtinë

The logo of the G7 Finance Ministers and Central Bank Governors' meeting is displayed at Niigata station, ahead of the meeting, in Niigata, Japan. REUTERS/Issei Kato

Liderët e vendeve të G7-ës planifikojnë të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë gjatë samitit të tyre në Japoni që do të mbahet këtë javë. Burime të afërta zyrtare me këtë çështje thonë se në sanksionet e reja do të jenë në shënjestër energjia dhe eksportet.

Masat e reja të shpallura nga udhëheqësit gjatë takimeve të 19-21 majit do të synojnë shmangien e sanksioneve që përfshijnë vende të treta dhe do të synojnë të minojnë prodhimin e ardhshëm të energjisë së Rusisë dhe të frenojnë tregtinë që mbështet ushtrinë ruse.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha muajin e kaluar se nëse G7-ta merr vendim për të ndaluar eksportet në vend, do ta shtynte Moskën të ndërpresë marrëveshjen e drithërave në Detin e Zi që mundëson eksportet jetike të grurit nga Ukraina./UBTNews/

Exit mobile version