UBT News

G7: Stërvitjet ushtarake kineze rreth Tajvanit janë destabilizuese

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të G7 vlerësuan se stërvitjet ushtarake kineze të zhvilluara së fundmi pranë Tajvanit ishin provokuese dhe destabilizuese dhe bënë thirrje për dialog për “zgjidhjen paqësore të çështjes”, raportoi Reuters.

Këto aktivitete gjithnjë e më të shpeshta dhe destabilizuese rrisin tensionet në ngushticë dhe kërcënojnë sigurinë dhe prosperitetin global”, thanë diplomatët e G7 në një deklaratë të përbashkët.

Anëtarët e G7 deklaruan gjithashtu se vazhdojnë të inkurajojnë një zgjidhje paqësore të problemit, përmes dialogut konstruktiv.

Javën e kaluar, ushtria kineze përfundoi dy ditë stërvitje ushtarake në afërsi të Tajvanit, në Detin e Kinës Lindore.

Anëtarët e G7, i cili u formua në vitin 1976, janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version