Vendet e G7-ës kanë dënuar pushtimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia-s nga Rusia dhe i kanë bërë thirrje Moskës që “i kthejë menjëherë kontrollin e plotë” Ukrainës.
Stafi ukrainas që operon fabrikën “duhet të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij pa kërcënime apo presione. Është kontrolli i vazhdueshëm i Rusisë mbi uzinën që rrezikon rajonin”, thanë ministrat e jashtëm të G7-ës në një deklaratë.
“Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë./UBTNews/