Futja e sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) për qytetarët e 50 vendeve që nuk kërkojnë vizë për të hyrë në zonën Shengen është shtyrë për në fillim të vitit 2025, njofton agjencia Beta.
Ky sistem do të ishte një hap i parë drejt rregullave të reja për hyrjen në vendet e Shengenit. Sipas informacionit të dhënë nga Komisioni Evropian, aktualisht nuk kërkohet asnjë veprim nga pasagjerët.
ETIAS do të përdoret për qytetarët e vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët mund të udhëtojnë pa vizë në Shengen. Së pari, duhet të implementohet sistemi EES (sistemi i daljes dhe hyrjes) për regjistrimin e shtetasve jashtë BE-së, i cili ishte planifikuar për nëntor 2024, por gjithashtu është shtyrë për këtë vit./UBTNews/