Kuvendi i Kosovës me 63 vota ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që në rend të ditës të futet diskutimi për raportin vjetor të punës së ARKEP-it dhe ai për shkarkimin e bordit të AKP-së.
Sipas nënkryetares Saranda Bogujevci, për kanë votuar 63 deputetë.
“Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së AKP-së, të shkarkohet bordi i AKP-së dhe pika e tretë që Qeveria t’i propozojë Kuvendit emërimin e bordit të ri. Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së ARKEP-it”, ka thënë Bogujevci.
Deputetët sot janë mbledhur në debat parlamentar lidhur me sistemin e arsimit në kushtet e pandemisë.