Një ndër profesionet më të paguara të kohës moderne po vazhdon të mbetet futbolli. Ditëve të sotme ne botën sportive janë bërë trend pagat e larta për futbollistët, e krejt kjo në mënyrë që ata futbollistë të përfaqësojnë klubet në formën më të mirë të mundshme.
Le të flasim për lojtarët të cilët marrin shuma të mëdha të pagave sipas statistikave të fundit.
Lista fillon me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Të dy fitojnë nga 200 milionë euro në vit, që arrin në 3,846 milionë euro në javë.
Pastaj vie, N’Golo Kante dhe Neymar të cilët fitojnë nga 100 milionë euro në vit pas lëvizjeve të tyre në Arabinë Saudite në vitin 2023.
Më pas është Kylian Mbappe i cili aktivizohet te Paris-Saint Germain ku edhe fiton një pagë vjetore prej 70 milionë eurosh te PSG.
Ndërkaq, Lionel Messi është i gjashti në listë falë pagës së tij vjetore prej 45 milionë euro në Inter Miami. Ish-ylli i Barcelonës refuzoi një marrëveshje me vlerë 500 milionë euro në vit në Arabinë Saudite për të nënshkruar me klubin në pronësi të David Beckham.
Ish-dyshja e Liverpoolit, Sadio Mane dhe Jordan Henderson janë futbollistët e radhës me një pagë vjetore prej 40 milionë euro, ndërsa Riyad Mahrez zë vendin e tetë me 35 milionë euro në vit dhe krejt në fund është Kalidou Koulibaly me 30 milionë euro në vit./UBTNews/
Shkroi: Arti Haziraj