Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në QKMF-në në fshatit Bresje në Fushë Kosovë është sjellë një foshnje pa shenja jete.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Lagjja 29, Fushë Kosovë 28.05.2021 – 09:40. Nga QKMF në fshatin Bresje është pranuar informata se është sjell foshnja mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.