UBT News

Fushë Kosovë: Babai raporton se u sulmua nga djali nën efektin e drogës

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën rreth orës 17:24, ku një baba ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

Sipas raportit zyrtar, viktima ka deklaruar se djali, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikim të substancave narkotike, është bërë agresiv dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij. Ai ka shtuar se situata të tilla përsëriten shpesh, pasi i dyshuari kërkon para dhe shkakton tension të madh brenda familjes.

Pas incidentit, viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa policia nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin në vendngjarje. Ai mbetet ende në kërkim dhe rasti po hetohet.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet: “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës, i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe shpesh kryen veprime të tilla duke kërkuar para dhe duke u bërë agresiv. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar.”

Exit mobile version