Gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.