UBT News

Fushata zgjedhore në Podujevë do të zgjasë pesë ditë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u vendos që fushata zgjedhore në Podujevë të zgjasë pesë ditë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se me nëntë vota për dhe me dy kundër u votuan afatet kohore.

“Fushata zgjedhore është vendosur që të mbahet nga data 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor, që i bie 5 ditë. Nëntë vota për, dy kundër. Afatet do të publikohen në ueb faqen tonë”, ka thënë ajo.

Për dallim nga Podujeva, për Mitrovicë të Veriut më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 tetor.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor.

Exit mobile version