Një fushatë çeke për mbledhjen e fondeve mblodhi para’ të mjaftueshme për të blerë një tank modern, tip T-72 për Ukrainën.
”Në rreth një muaj, fushata mblodhi 1,2 milionë dollarë”, thanë organizatorët.
Më shumë se 11,000 njerëz dhuruan për fushatën “Një dhuratë për Putinin” e mbështetur nga Ministria çeke e Mbrojtjes dhe ambasada e Ukrainës në Pragë.
Organizatorët e quajtën tankun ”Tomas” për nder të bashkëthemeluesit dhe presidentit të parë të Çekosllovakisë, Tomas Garrigue Masaryk.
Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova falënderoi të gjithë të përfshirët dhe vuri në dukje me sarkazëm se u sigurua që udhëheqësi rus Vladimir Putin të merrte një “dhuratë të përshtatshme” për ditëlindjen e tij të 70-të më 7 tetor.
Ai iu referua kreut të Kremlinit si ”agjent, vrasës dhe mashtrues i KGB-së”.
Hapi tjetër është mbledhja e fondeve për blerjen e municioneve të tankeve.
Ambasada e Ukrainës në Republikën Çeke tashmë ka marrë donacione prej mbi 8,6 milionë eurosh. /DPA/