Kina nisi programin e vaksinimit dhjetorin e kaluar, duke u dhënë përparësi grupeve më të rrezikuara, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, atyre që punojnë apo studiojnë jashtë dhe punonjësve të industrive kryesore.
Fushata e imunizimit në këtë shtet u përshpejtua që prej marsit të këtij viti. Sipas raportimeve, Kinës i janë dashur 47 ditë për të administruar 900 milionë doza. Qeveria e Pekinit për të vaksinuar dhe banorët në zonat më të thella ka angazhuar disa grupe lëvizëse.
Ndërsa në qytete, imunizimi bëhet në qendra të mëdha dhe të hapura si stadiume apo parqe. Kina planifikon të vaksinojë të paktën 70 për qind të popullatës së saj prej 1.4 milionë personash deri në fund të këtij viti. Ky shtet, ku u shfaq fillimisht Covid-19, ishte ndër të parët që nisi me zhvillimin e vaksinave për luftimin e virusit.