Rusia e kaloi Arabinë Saudite dhe u bë furnizuesi më i madh i naftës në Kinë në vitin 2023, sipas të dhënave më të fundit të doganave kineze.
Blerësi më i madh në botë i naftës së papërpunuar importoi një sasi rekord të naftës ruse me çmim të volitshëm vitin e kaluar, duke përfituar nga Rusia e cila dëshpërimisht po kërkonte blerës të rinj mes sanksioneve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022.
Vëllimi i naftës së papërpunuar ruse të dërguar në Kinë ishte 24% në 2023 në 107.02 milionë tonë metrikë, krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës të shtunën.
Kjo e ndihmoi Rusinë të kapërcejë Arabinë Saudite si furnizuesi më i madh i Kinës me naftë bruto për këtë vit. Vendi i Lindjes së Mesme dërgoi 85.96 milionë tonë naftë bruto në Kinë në vitin 2023, 2% më pak nga viti 2022.
Rusia tani përbën 19% të importeve të naftës të Kinës, ndërsa Arabia Saudite përbën 15%./UBTNews/