UBT News

Furnizuesi i armëve të filmit “Rust” padit Alec Baldwin dhe ekipin e xhirimit

Një furnizues armësh e municionesh për filmin western “Rust” ka ngritur një padi kundër Alec Baldwin, producentëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit të xhirimit, duke pretenduar se është fajësuar padrejtësisht për një ngjarje tragjike që ndodhi katër vjet më parë.

Në një dokument të depozituar në gjykatën e New Mexico, Seth Kenney, pronar i PDQ Arm & Prop, pretendon se Baldwin dhe të pandehur të tjerë e kanë bërë atë kurban për vdekjen aksidentale të kineastes Halyne Hutchins dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza më 21 tetor 2021, raporton NBC News.

Sipas padisë së ngritur javën e kaluar, Kenney akuzon të pandehurit se e përdorën atë për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e tyre personale.

“Të pandehurit, individualisht dhe kolektivisht, u përpoqën të distancoheshin nga hetimi penal mbi filmin ‘Rust’. Si rezultat, ata komplotuan për të më paraqitur mua dhe kompaninë time si ‘kurban’ në një fushatë shpifjesh mbarëkombëtare,” thuhet në dokument. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version