Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko ka thënë se situata energjetike e Ukrainës “po përmirësohet çdo ditë”.
Halushchenko tha se nëse nuk do të ketë sulme të tjera ajrore, “në një afat të shkurtër do të jemi në gjendje të stabilizojmë dhe të zvogëlojmë kohëzgjatjen e ndërprerjes së energjisë”.
Duke folur për televizionin ukrainas, Halushchenko përshkroi vizionin e tij për të ardhmen e rrjetit ukrainas.
“Ne nuk duam ta rikthejmë sistemin siç ishte më parë. Ne do ta bëjmë atë më modern”, tha ai./UBTNews/