Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është pritur sot në takim në Shkup nga homologu i saj maqedonas Igor Filkov.
Haxhiu dhe Filkov u dakorduan për një takim pune të përbashkët mes dy ministrive në shtator, për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështje të interesit të përbashkët dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit.
“I ofrova mbështetjen time në adresimin e prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.