Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë ka filluar punimet e saj me profesoreshën, njëherit psikologen në UBT, Vjollca Pllana, e cila bëri një hyrje rreth psikologjisë pozitive, për mënyrën e të jetuarit një jetë të shëndoshë, për aspektet pozitive të përvojës njerëzore.
Profesoresha e UBT-së, Denis Celcima, ka vazhduar aktivitetin e akademisë së psikologjisë, duke ligjëruar për mendimin pozitiv, për mënyrën e të menduarit në këtë formë dhe rolin që luan ai në jetën e gjithësecilit prej nesh.
Pozitiviteti i shtirur-rreziqet e tij në shëndetin mendor ishte tema të cilën profesoresha Vjollca Pllana e ka ligjëruar për të pranishmit në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Psikologjisë, ndërkaq për mendimet negative dhe zëvendësimin e tyre me mendime pozitive ka folur psikologia Donika Shahini Lami.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë ditëve në vijim do të vazhdojë me tema të ndryshme nga profesionistë të psikologjisë, të cilat kontribuojnë në të mirë të shëndetit mendor dhe mendimit pozitiv.
