UBT News

Funerali i Prigozhin ka gjasa të mbahet sot, sipas mediave ruse

Mediat ruse kanë sugjeruar se funerali i Yevgeny Prigozhin mund të bëhet sot në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg.

Gazeta Fontanka dhe disa media të tjera thanë se 62-vjeçari ka të ngjarë të varroset në varrezat Serafimovskoe – vend ky ku shumë policë u panë këtë mëngjes.

Kordonë të rëndë policorë rrethuan varrezat, ku janë të varrosur edhe prindërit e Putinit.

Më parë kjo pjesë është përdorur për varrime ushtarake të profilit të lartë.

Një prani e shtuar e policisë u raportua edhe në disa varreza të tjera të qytetit.

Togerët kryesorë të Prigozhin, të cilët gjithashtu u vranë në aksidentin e të mërkurës së kaluar, pritet gjithashtu të varrosen në Shën Petersburg./UBTNews/

Exit mobile version