Një nga anijet më të mëdha të marinës së Iranit u përfshi nga zjarri dhe është fundosur në Gjirin e Omanit. “Khark”, anija e madhe u përfshi nga zjarri mëngjesin e së mërkurës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se shpëtimi i anijes Khark ishte i pamundur për shkak se u përfshi nga zjarri në pjesë të ndryshme.
Anija u mbyt në brigjet e portit jugor iranian të Jask. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan dhe nuk raportohet për viktima.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./UBTNews