Filmi i ri i Netflix, “A House of Dynamite”, me regji nga Kathryn Bigelow, ka shkaktuar reagime të përziera nga publiku pas premierës në platformë, dhe madje ka tërhequr vëmendjen e Pentagonit.
Ngjarjet e filmit zhvillohen 18 minuta pas hedhjes së një rakete bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe paraqiten nga tre perspektiva: Shtëpia e Bardhë, Komanda Strategjike e SHBA-ve dhe vetë presidenti, i luajtur nga Idris Elba.
Megjithatë, fundi i filmit ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale. Disa nga komentet e përdoruesve ishin: “Askush nuk dëshiron ta shohë të njëjtën histori tri herë dhe të përfundojë pa përgjigje.” “Isha i ngjitur pas televizorit dhe me atë fund u luta që të më godiste një bombë bërthamore.”
“Më zemëroi, pse nuk mbaroi?” “Nuk ka zgjidhje në fund, filmi thjesht mbaron.”
Pavarësisht kritikave të përziera, filmi ka marrë një vlerësim pozitiv prej 79% në Rotten Tomatoes.
Edhe Pentagoni reagoi ndaj filmit, duke shprehur “shqetësim për pasaktësitë e treguara në film”, gjë që e ka shtuar diskutimin publik.
Regjisori Kathryn Bigelow theksoi se qëllimi i filmit është të nxisë një debat global rreth kërcënimit bërthamor dhe sistemeve që mundësojnë vendime të tilla. /A.Z/UBT News/
