UBT News

​Fundi i arratisjes, 30-vjeçari bie në prangat e policisë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se po vazhdon me veprime intensive për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtyre veprimeve, sot njësitë e stacionit policor të Lipjanit, në fshatin Gllogovc, kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar personi me inicialet A.A. (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrim”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës të korrektimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet për kapjen e personave të kërkuar dhe ekzekutimin e aktgjykimeve të formës së prerë, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike./KP

Exit mobile version