UBT News

Fumio Kishida, kryeministër i Japonisë

Fumio Kishida është zyrtarisht kryeministri i ri i Japonisë. Kishida pason ish-kryeministrin Yoshihide Suga, i cili dha dorëheqje pas vetëm një viti udhëheqje.

Ai u bë kryeministri i 100-të e Japonisë duke fituar votat e 311 prej 465 deputetëve në Shuugin, të dominuar nga partia e tij LDP dhe partneri Komeito.

Kishida do të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe kërcënimet nga Koreja e Veriut.

Suga vendosi të japë dorëheqje si kryeministër pas një viti në detyrë për shkak të rënies së vlerësimeve të sondazheve të shkaktuara nga trajtimi i pandemisë.

Kishida do të ushtrojë detyrën e tij deri në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për më 31 tetor 2021./UBTNews

Exit mobile version