Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Në një komunikatë për media, të lëshuar pak pas ftesës së PSD-së drejtuar partive opozitare për pjesëmarrje në protestë, AAK tha se kuptojnë shqetësimin e secilit për këtë çështje, derisa sërish kanë apeluar Qeverinë e Kosovës që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës.
“Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat antiCOVID”, thuhet në komunikatë.