Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër publike duke i kërkuar që në bazuar në ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, t’i vazhdojë shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të pandemisë apo të aprovojë Ligjin për pagat.
“Kërkojmë nga Ju bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës që të ju vazhdon shtesat në pagë për punëtorët shëndetësorë deri në fund të Pandemisë apo aprovimit të Ligjit të Pagave. Jemi të detyruar të bëjmë publike këtë kërkesë pas dhjetërave shkresave që ia kemi adresuar Presidentes të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Ministrave përkatës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Deputetëve që përfaqësojnë komunitetin shëndetësor në Parlamentin e Republikës së Kosovës, por nuk kemi marrë përgjigjie. I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.