UBT News

FSK vazhdon përgatitjet për “Vigorous Warrior 2022”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u përgatitur për pjesëmarrje në stërvitjen shumëkombëshe të NATO-s dhe partnerëve të saj, “Vigorous Warrior 2022”. Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

“Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale. Së bashku më të fortë”, shkroi Mehaj.

Nga data 28 mars deri më 9 prill 2022, pjesëmarrësit e stërvitjes do të koordinojnë dhe menaxhojnë në mënyrë administrative pacientët dhe transportin e tyre që nga momenti kur ata plagosen në vendet e tyre përkatëse në një skenar të rastit të aleancës sipas nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s./UBTNews/

Exit mobile version