UBT News

FSK vazhdon përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “EFES 2022”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u përgatitur për pjesëmarrjen në stërvitjen “EFES 2022” që do të mbahet në Turqi e udhëhequr nga Forcat Turke në bashkëveprim me forcat partnere.

“Kjo stërvitje është edhe një mundësi e shkëlqyeshme për të testuar gatishmërinë e forcave tona luftarake të mbështetjes luftarake dhe të forcave për mbështetje me shërbime, në ndërveprim me forcat aleate”, tha ai.

Stërvitja organizohet nga Komanda e Ushtrisë Egje të Forcave të Armatosura turke dhe është një nga kriteret më të mëdha për matjen e nivelit të gatishmërisë luftarake të TAF./UBTNews/

Exit mobile version