Sot në Ferizaj zhvillohet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 02/2025 të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ngjarja do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të përfshijë praninë e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mysafirëve dhe familjarëve të rekrutëve.
Sipas njoftimit të FSK-së, kjo ceremoni shënon përfundimin e trajnimit bazë për një numër të konsiderueshëm të të rinjve që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional brenda strukturave të sigurisë së vendit.