UBT News

FSK realizon trajnim për operacionet e materieve të rrezikshme

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar së fundmi në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”.

Në këtë trajnim, pjesëtarët e FSK-së kanë fituar njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”. Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin”, është shkruar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook.

Exit mobile version