UBT News

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë “Saber Junction 25”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së, në ushtrimit fushorë “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.

Me ftesën e ushtrisë Amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së, në ushtrimit fushorë “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Ushtrimi, sipas njoftimit, është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërin me vendet partnere./D.B/EO

Exit mobile version