UBT News

FSK-ja bën deminimin e një mjeti shpërthyes në Klinë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Klinë se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes të tipit L-3.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për ndonjë incident, teksa rasti ka ndodhur gjatës mesditës të së dielës.

Exit mobile version