UBT News

FSK gjen mbi 1 mijë e 600 mina në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Forca e Sigurisë së Kosovës ka gjetur 1 mijë e 600 mina në Parkun e Lirisë në Ferizaj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një shkrimi në Facebook tha se ato besohet se kanë mbetur kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore.

“Heronjtë tanë vazhdojnë misionin e shenjtë për Kosovën, çdo ditë e më të sigurt nga mjetet e pashpërthyera.Specialistët tanë të deminimit janë duke kryer operacionet e pastrimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku kanë hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Rreth 1600 copë municioneve të gjetura që përfshijnë predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore nuk do të paraqesin më rrezik për qytetarët tanë”, shkroi Mehaj mes tjerash në Facebook./UBTNews/

Exit mobile version