Operacionet Speciale të FSK-së (OS) kanë zhvilluar ushtrimi fushor “Valor Shield 2024”.
Në këtë ushtrim sipas FSK-sw morën pjesë edhe Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës, Rexhimenti i Operacioneve Speciale (ROS) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njësi të tjera mbështetëse të FSK-së nga Inteligjenca, Komunikimi, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, dhe Ekipet Mjekësore. UF “Valor Shield 2024” është mbështetur edhe nga Komanda e Operacioneve Speciale për Evropë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Krahas validimit të grupeve të Operacioneve Speciale gjatë UF ‘Valor Shield 2024’, qëllim i ushtrimit ka qenë edhe shkëmbimi i përvojave me organizatat ushtarake dhe policore që përballën me kërcënime komplekse të sigurisë në mjedise të përbashkëta operacionale”, thuhet në njoftim./UBTNews/