Punimet e riparimit në një rezervuari në Itali kanë zbuluar mbetjet e një fshati që ishte zhytur për dekada. Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për majën e kishës që del nga ujërat e saj të akullta.
Skena ikonike madje ka frymëzuar një libër dhe një seri Netflix. Por me liqenin e kulluar përkohësisht, vendasit kanë qenë në gjendje të shohin gjurmët e fundit të Curon, një fshat dikur shtëpia e qindra njerëzve para se të përmbytej për të krijuar një impiant hidroelektrik në vitin 1950.
Liqeni Resia – ose Reschensee siç njihet në gjermanisht – shtrihet në Tirolin e Jugut, rajoni Alpin që kufizohet me Austrinë dhe Zvicrën.
Fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë hapa, bodrume dhe mure mbi atë që normalisht do të ishte shtrati i liqenit, afër kullës më të njohur të kishës të Shekullit 14.
Luisa Azzolini, e cila është nga rajoni, shkroi në Twitter se ishte një “ndjenjë e çuditshme” të ecje mes rrënojave të ish-fshatit.
Fshati Curon humbi nga ujërat në vitin 1950 kur autoritetet vendosën të ndërtonin një digë dhe të bashkonin dy liqene afër – megjithë kundërshtimet e banorëve të tij.
Më shumë se 160 shtëpi u zhytën, dhe popullsia e Curon u zhvendos – edhe pse disa vendosën të qëndronin në fshatin e ri të krijuar afër. Në ditët e sotme, liqeni është i popullarizuar nga alpinistët në verë, me vizitorët në dimër në gjendje të ecin nëpër sipërfaqen e ngrirë për të arritur në majë./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)