UBT News

Fshati i banuar me shqiptarë në Ukrainë feston 160-vjetorin e themelimit

Fshati i banuar me shqiptarë në Zaporozhia të Ukrainës, Divinske ka festuar 160 vjetorin e themelimit të tij.

Fshati u themelua në vitin 1861, nga familje shqiptare të ardhura nga fshati Karakurt, i banuar nga shqiptarë në rajonin e Odesës.

Shef i Misionit Diplomatik shqiptar në Ukrainë, Fation Peni, së bashku me Konsullin e Nderit të Shqiperisë në Ukrainë, Shahin Omarov, morën pjesë në festimet e zhvilluara për këtë rast./UBTNews

Exit mobile version