Forcat ruse kanë penguar një atentat ndaj kreut të Krimesë – i mbështetur nga Moska – ka cituar Interfax të ketë thënë Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB).
Raportet sugjerojnë se FSB ka arrestuar një burrë rus, i cili ishte punësuar dhe trajnuar nga Ukraina për të vrarë Sergey Aksyonov, i cili ka drejtuar Krimenë në emër të Kremlinit që nga aneksimi i paligjshëm i tij në 2014.
“Në qershor të vitit 2023, një agjent i një shërbimi të huaj inteligjent mbërriti në territorin e Republikës së Krimesë dhe filloi përgatitjet për të kryer një sulm terrorist, të cilin ai planifikoi ta kryente duke hedhur në erë makinën e kreut të republikës”, thuhet se ka thënë FSB.
Ukraina ende nuk ka komentuar mbi akuzat./UBTNews/