UBT News

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt?

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale, faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën.

Ju listojmë më poshtë disa nga mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup.

Si të humbni peshën e krijuar nga akumulimi i lëngjeve?

Aktiviteti Fizik

Mungesa e aktivitetit është një nga faktorët të akumulimit të lëngjeve, nëse kryeni aktivitet, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.

Kujdes me kripën

Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve, sasia ditore e kripës nuk duhet të jetë më shumë se 2,300 miligramë, e barazvlefshme me një lugë çaji. Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, djathrave, supave e produkteve të paketuara.

Më shumë proteinë

Proteina luan nrol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm, sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore. Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet.

Më shumë kalium

Një mineral i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup, ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa. Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë. Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.

Më shumë magnez

Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup, të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë. Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.

Hidratimi

I rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi, ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës. Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet.

Exit mobile version