Ngjyrë e ndezur, shije e veçantë dhe një vend special në dietën verore. Këto fruta të stinës janë zgjidhja më e mirë për një zemër të shëndetshme!
Megjithëse llojet e ndryshme të manaferrave, mjedrave, boronicave dhe luleshtrydheve i gjejmë pothuajse gjatë gjithë vitit në shumicën e supermarketeve, nuk ka dyshim që këto fruta shijojnë edhe më shumë kur zgjedhim t’i hamë të freskëta, në stinën kur piqen apo nga pema.
Luleshtrydhet dhe boronicat janë të pasura me përbërësin e dobishëm bimor antocianinë, e cila u jap atyre ngjyrën e kuqe, blu dhe vjollcë. Shumë studime kanë lidhur konsumimin e ushqimeve të pasura me antocianinë me një shëndet më të mirë të zemrës.
Në një studim të fundit, studiuesit zbuluan se gratë që konsuamuan më shumë se tre porcione boronicë ose luleshtrydhe çdo javë kishin një rrezik 34% më të ulët të sulmit në zemër krahasuar me ato që konsuamuan më pak. Antocianina i bën enët e gjakut më elastike dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Këto fruta janë një meze e lehtë, e shijshme, por gjithashtu u japin aromë fantastike sallatave me fruta, smoothies, kosit, drithërave apo edhe sallatave të thjeshta./dritare.net