UBT News

Frikë për rikthim të sëmundjes? Pamja e fundit e Kate trazon rrjetin

Edhe pse para gjashtë muajsh u bë e ditur se Kate Middleton kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, dalja e fundit publike e saj në Wimbledon ka shkaktuar shqetësim te fansat.

E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princesha e Uellsit u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj tepër e dobët nuk kaloi pa u vënë re.

Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht.

“Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer,” u shpreh një burim për mediat.

Sipas raportimeve, Princesha ka humbur shumë peshë, thuhet rreth 42 kilogramë e ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë.

“Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë,” vijon burimi.

Derisa të ketë një deklaratë zyrtare nga pallati mbretëror, publiku vijon të lutet dhe të shpresojë për shëndetin e plotë të Kate Middleton.

Exit mobile version