Aplikacioni për mësimin e gjuhëve, Duolingo, thotë se fraza e vitit 2021 në këtë aplikacion është “Jam psiqikisht i lodhur”, frazë e cila u përdor në mësimet e gjuhës japoneze dhe duket se e përmbledh më së miri vitin 2021.
Sikurse Spotify dhe Apple, edhe aplikacioni Duolingo po u sjell përdoruesve një vështrim të vitit 2021.
Në raportin e aplikacionit Duolingo, gjuhët më të kërkuara ishin gjuha spanjolle, gjuha angleze, gjuha frënge, gjuha japoneze, gjuha gjermane, dhe popullariteti i gjuhës koreane po rritet në mbarë botën.
Më shumë se dy të tretat e përdoruesve të anketuar nga Duolingo thanë se “ngjarjet kulturore” i frymëzuan ata të mësojnë një gjuhë të re, kurse 29% prej tyre thanë se videot në TikTok në gjuhë të tjera shërbyen si motivim.
Madje kishte të atillë që u frymëzuan edhe nga serialet për të mësuar gjuhë të reja, psh.37% e të anketuarve filluan të mësonin gjuhën spanjolle pas serialit “Money Heist”, 28% prej tyre filluan të ndiqnin kursin e gjuhës koreane pasi pane serialin “Squid Game”, dhe 20% prej tyre filluan të mësonin gjuhën frënge pasi panë serialin “Emily in Paris”./UBTNews