UBT News

Francezët me greva dhe protesta masive për të ndalur reformën e Macron rreth pensionimit

Programi i reformës së Presidentit Macron përballet me një moment tjetër të vështirë, pasi sindikatat franceze do të organizojnë greva dhe protesta masive të enjten kundër planeve të tij për të shtyrë moshën e pensionit.

Një projekt-ligj i ri që do të kalojë në parlament do të rrisë moshën zyrtare në të cilën njerëzit mund të ndalojnë punën nga 62 në 64.

Shumë shkolla dhe shërbime të tjera publike do të mbyllen. Në aeroportin Orly në Paris, një në pesë fluturime është anuluar. Poashtu shërbimet e trenave pritet të ndërprehen.

Në metronë e Parisit vetëm dy linjat pa shofer do të funksionojnë normalisht, përcjell UBT News.

Demonstrata të mëdha me dhjetëra mijëra priten në Paris dhe qytete të tjera, ku policia do të jetë në gatishmëri në rast të dhunës nga të infiltruarit ultra të majtë të “bllokut të zi”.

Sipas propozimeve të përshkruara në fillim të këtij muaji nga kryeministrja Élisabeth Borne, nga viti 2027, njerëzit do të duhet të punojnë 43 vjet për t’u kualifikuar për një pension të plotë, në krahasim me 42 vjet tani.

E përshëndetur nga qeveria si një masë jetike për të mbrojtur sistemin e pensioneve të ndarjes së Francës, reforma po rezulton thellësisht jopopullore në publik – me 68% që thonë se janë kundër, sipas një sondazhi të IFOP këtë javë./UBTNews/

Exit mobile version