Në Francë, kompania hekurudhore SNCF ka raportuar për një sulm masiv në rrjetin e trenave ekspres në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Sulmi, i cilësuar si akt keqdashës, ka çuar në anulimin e shumë lidhjeve dhe do të kërkojë riparime të gjata, të cilat pritet të zgjasin gjatë gjithë fundjavës.
Burime nga kompania dhe ministria e transportit kanë bërë të ditur se incidenti ka përfshirë zjarrvënës dhe dëmtime të ndryshme infrastrukturore. Autoritetet kanë dënuar fuqishëm këto akte, të cilat kanë prekur rreth 800,000 udhëtarë dhe kanë ndikuar në funksionimin e rrjetit të trenave me shpejtësi të lartë TGV.
Operacionet e riparimit pritet të vazhdojnë deri në fundjavë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se funksionimi normal i shërbimit hekurudhor nuk pritet të rikthehet deri në të hënën e ardhshme./UBTnews/