UBT News

Francë: Pezullohen nga puna rreth 3 mijë punëtorë shëndetësorë që refuzuan vaksinimin

Mijëra punëtorë shëndetësorë të Francës që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 janë pezulluar nga puna, kështu ka njoftuar ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, transmeton UBT News.

“Dje, rreth 3,000 pezullime iu bënë stafit në objektet e kujdesit shëndetësor dhe social të cilët ende nuk kishin hyrë në një kurs vaksinimi”, tha Véran për radion RTL të enjten në mëngjes.

Ministri theksoi se “vazhdimësia e kujdesit, siguria dhe cilësia e kujdesit u siguruan dje në të gjitha spitalet dhe objektet mjekësore-sociale”, megjithëse disa shërbime kryesisht ato teknike siç janë shërbimet MRI ose testet angiografi koronare ishin ndikuar për disa orë, përcjell UBT News.

Në korrik, presidenti Macron i dha stafit shëndetësor ultimatum për ta marrë të paktën njërën dozë të vaksinës deri më 15 shtator, duke paralajmëruar se ata që nuk binden do të pezullohen nga puna pa pagesë.

Infermierët në veçanti kanë shprehur ngurrim për t’u vaksinuar, duke i përmendur si arsye shqetësimet rreth sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës./UBTNews

Shënim:
Angiografi kronare është një procedurë që përdor imazhe me rreze X për të parë enët e gjakut të zemrës suaj.

Exit mobile version