Ky vendim është marrë kryesisht për destinacione turistike si në Kanë, Nisë dhe zona të tjera që frekuentohen nga pushuesit verorë. Kjo vjen mes rritjes së përhapjes së Covid-19, që po shkaktohet nga varianti delta.
Qeveria franceze thotë se vala e katërt e pandemisë ka bërë që të shtohet dhe numri i pacientëve të shtruar në qendrat e terapisë intensive në 10 ditët e fundit. Franca pritet që të zgjerojë dhe përdorimin e pasaportës së saj të imunitetit në të gjitha eventet në të hapur dhe publike.
Ndërkohë, deri më tani, rreth 35 milionë qytetarë, gjysma e popullatës së këtij shteti, janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19.